Një rast i kontrabandimit të personave është raportuar në pikën kufitare në Han të Elezit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30,
Sipas policisë, në stacion u shoqërua vozitësi i një kamioni, pasi nga rimorkioja e tij kanë dalë katër persona të panjohur.
Njëri prej tyre është ndaluar nga zyrtarët policorë, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Policia dyshon se viktima, një mashkull shtetas i huaj, ishte kontrabanduar nga vozitësi i kamionit.
Rasti u iniciua si “Kontrabandë me migrantë”.

