Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 9.85 gram dhe 1 telefon mobil.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

