Sht. Sht 5th, 2026

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan

Edhe në Deçan ka nisur “Ora e Pritjes”, aktivitet i organizuar në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër” dhe Komunën e Deçanit në pritje të 16 shtatorit.

Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe qytetarëve, ndërsa u shpalos edhe një baner gjigant me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Deçani u përcoll mesazhi për drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, .

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” do të vazhdojnë me Marshin për Liri, i cili mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Postime të Ngjashme