Aleanca ka paraqitur sot deputetët që do ta përfaqësojnë në 16 komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Propozimet janë bërë në seancën e sotme nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Aleanca do të drejtojë një komision. Deputeti Bekë Berisha është votuar kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Propozimet e Aleancës janë:
Komisioni për Buxhet:
Teuta Haxhiu, anëtare.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim:
Duda Balje, anëtare.
Komisioni për Legjislacion:
Besnik Tahiri, anëtar.
Komisioni për Integrim Evropian:
Time Kadrijaj, anëtare.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë:
Time Kadrijaj, anëtare.
Komisioni për Arsim dhe Shkencë:
Teuta Haxhiu, anëtare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion:
Burim Ramadani, anëtar.
Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport:
Albana Bytyqi, anëtare.
Komisioni për Shëndetësi:
Albana Bytyqi, anëtare.
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal:
Albana Bytyqi, zëvendëskryetare e parë.
Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes:
Burim Ramadani, anëtar.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione:
Duda Balje, anëtare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike:
Burim Ramadani, anëtar.
Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së:
Bekë Berisha, kryetar.
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini:
Bekë Berisha, anëtar.
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur:
Time Kadrijaj, anëtare.

