Sht. Gus 8th, 2026

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas tij, të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Postime të Ngjashme