Die. Tet 19th, 2025

Zubin-Potok: Policia gjen armë e uniformë ushtarake në shtëpinë e një të dyshuari

Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia ka gjetur prova të dyshimta materiale.

Sipas raportit policor, rasti u procedua dje rreth orës 13:00, në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, i cili gjendej jashtë shtetit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema me katër C, dhe një kapelë ushtarake, shkruan IndeksOnline.

Bastisja është bërë në prezencën e një dëshmitari, i afërm i pronarit të shtëpisë.

“Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *