Die. Tet 19th, 2025

Podujevë: I zbulohen 58 bimë kanabisi në oborr, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Afrim Zhitija” në Podujevë, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Rasti po hetohet si “kultivim i bimës së kanabisit, shkurës së kokainës ose bimës së hashashit”.

Rr.”‘Afrim Zhitija’, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *