Die. Tet 19th, 2025

Myftiu Tërnava pret në takim z. Milbert Dongjoon Shin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka pritur në takim zëvendës përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSRSG) të UNMIK-ut, z. Milbert Dongjoon Shin.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava e uroi z. Shin për angazhimin e tij të ri në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai e njohu mysafirin me rolin dhe veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.
Nga ana e tij, z. Shin shprehu vlerësimin e lartë për punën e BIK-ut dhe për rolin e saj në promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit mes komuniteteve.
Në takim u bisedua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet BIK-ut dhe UNMIK-ut në fusha me interes të përbashkët.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *