Skuadra e Sheffield Unitedit e ka nisur dobët sezonin e ri të Championship, pasi u mposht 1:2 ndaj Southamptonit, duke mbetur kështu me vetëm tri pikë pas tetë xhirosh.
Trajneri i klubit, Chris Wilder ishte tejet i pakënaqur me lojtarët e tij që në pjesën e parë,
Me t’u futur në zhveshtore, Wilder u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari. Kjo pasi anglezi goditi me top një tifoz në tribuna.
Edhe pse ai shkoi dhe i kërkoi falje, trajneri më pas u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari i ndeshjes dhe pjesën e dytë e shikoi nga tribunat dhe jo nga stoli.
Chris Wilder shumë lehtë mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit, pasi vetëm tri pika ka grumbulluar në tetë ndeshje.