Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë në arrati pas një incidenti të shkaktuar, rrahje, në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, kurse dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rrahje, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur, raporton KosovaPress.
Dy personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri, ku pas procedurave të intervistimit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndërsa dy të dyshuarit të cilët janë arratisur, policia ka arritur që t’i identifikojë dhe të njëjtit janë në kërkim policor.

