Sht. Sht 27th, 2025

Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna.

Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendëskryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *