Avokati Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10 teksa fliste për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, dha detaje lidhur me momentin e ekzekutimit dhe personat që, sipas tij, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar në prani të vjehrrës së saj, dy djemve të kunatit dhe djalit të saj.
Sipas avokatit, tragjedia ka ndodhur para syve të familjarëve, ndërsa ai ka ngritur pikëpyetje për mosveprimin e personave që ndodheshin aty.
“Dikujt mund t’i ketë dhimbur një grua e moshuar në stacion, me duar të lidhura, por le ta dinë se ajo grua, me ftohtësinë e saj maksimale, ka thënë se nuk e ka vrarë. Ajo nuk e mori mundimin t’i afrohej nënës së nipit të saj, e la të shtrirë prapa derës, ku u ekzekutua barbarisht”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka shtuar se, sipas tij, vjehrra nuk kishte tentuar të ofronte as ndihmën më të vogël, madje as në momentin kur ndodhi tragjedia.
Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.
“Arlinda ishte ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia. As një minutë nuk kishte kaluar, sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u ekzekutua në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike.”
Sipas Berishës, vrasja dyshohet se ishte porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg

