Enj. Nën 26th, 2026

Basha njofton për asfaltimin e rrugës drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që çon drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë.

Basha ka theksuar se me asfaltimin e kësaj rruge po përmbushet një kërkesë e kahmotshme, duke ua lehtësuar vizitorëve qasjen në një prej vendeve me rëndësi të veçantë për historinë e luftës çlirimtare.

“Sot, po e bëjmë më të lehtë rrugën për të gjithë ata që duan ta vizitojnë vendin prej nga kumboi zëri i ‘Kosovës së Lirë’ dhe të mësojnë më shumë për historinë që ruhet aty”, ka shkruar Basha.

Postime të Ngjashme