Enj. Nën 26th, 2026

Moti sot, i vranët me riga shiu

🌧️ E ENJTE – 26.11.2026.

 

KOSOVË

 

Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut.
🌡️ Tmin 0 deri 3°C | Tmax 5 deri 8°C
💨 Era: Jugperendimi 1-6m/s

 

SHQIPËRI

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe juigperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe rrebesheve afatshkurtra.
Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Temperatura minimale 2 grade ndersa maksimalja 17 grade celcius.
🌬 Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.
🌊Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

MAQEDONI E VERIUT 

Moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, ku sasia e reshjeve pritet të kalojë 30 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare, lokalisht herë pas here e përforcuar nga drejtimi i jugut. Temperatura minimale -1 ndersa maksimalja 12 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut.

Postime të Ngjashme