Pre. Nën 20th, 2026

Kosova ndër 5 vendet më të sigurta në Evropë, vjen reagimi i Kurtit

Kryeministri  Albin Kurti ka mirëpritur raportin e fundit global të Sigurisë 2026, sipas të cilit Kosova renditet në mesin e pesë vendeve më të sigurta në Evropë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti tha se renditja e Kosovës në vendin e pestë në raportin global të sigurisë bazohet në tregues që përfshijnë ndjesinë e sigurisë së njerëzve kur ecin vetëm gjatë natës.

“Lajm i mirë për Kosovën! Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon. Ajo forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”.

Sipas Raportit Global të Sigurisë 2026 të Gallup, në vendin e parë renditet Islanda me 93 pikë, pasuar nga Zvicra, Lituania e Norvegjia me nga 91 pikë. Kosova renditet e pesta me 90 pikë.

Postime të Ngjashme