Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për Agjendën Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030.
Sipas Haxhiut, fokusi do të jetë te fuqizimi ekonomik i grave, arsimi dhe punësimi, mbrojtja nga dhuna, si dhe mbikëqyrja parlamentare e zbatimit të ligjeve për barazinë gjinore.
Pjesë e agjendës do të jenë edhe vizitat në rajone të ndryshme të Kosovës dhe takimet me organizatat e grave, me qëllim që përvojat dhe nevojat e tyre të përfshihen në punën e Kuvendit.
“Barazia gjinore matet në jetën e përditshme, te paga e barabartë për punë të njëjtë, te prona e regjistruar edhe në emër të gruas dhe te përfaqësimi i saj në vendimmarrje”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka falënderuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxhën, kryesuesen e Grupit të Grave Deputete, Arijeta Rexhepin, UN Women në Kosovë dhe pjesëmarrësit e tjerë për kontributin në hartimin e projektplanit

