Pre. Nën 20th, 2026

Moti sot me vranësira të shpërndara

KOSOVË

🌤️💨 E premte, 20 nëntor 2026
Pas kalimit të frontit atmosferik, parashihet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike. Moti pritet të jetë kryesisht i thatë, me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat: Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 8–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri në 17°C.
🌬️ Era: Do të fryjë nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, fillimisht me intensitet më të lartë, ndërsa gjatë ditës pritet të dobësohet gradualisht.
📈 Presioni atmosferik: Pritet të shënojë rritje graduale, duke arritur vlera rreth 1008–1011 hPa.
🌡️ TENDENCA E MOTIT PËR DITËT NË VIJIM
Nga dita e shtunë parashihet rënie graduale e temperaturave, me vlera maksimale rreth 9–11°C. Moti pritet të mbetet kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta lokale gjatë orëve të vona.

 

 

SHQIPËRI

 

MAQEDONI E VERIUT

 

Gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë reshje shiu, të cilat gjatë ditës do të pushojnë, duke i lënë vend kthjellimeve. Para mesditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore të vendit, herë pas here, era do të jetë e fuqishme, me shpejtësi mbi 80 km/h. Temperatura me e ulet 7 ndersa me e larta 21 grade celcius

Në Prishtinë, gjatë orëve të mëngjesit do të ketë mundësi për reshje shiu, ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

 

Postime të Ngjashme