Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është dënuar me 42 mijë e 250 euro nga UEFA për disa shkelje disiplinore të evidentuara gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, të zhvilluar më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përveç gjobës financiare, UEFA ka shqiptuar edhe masën e mbylljes së pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që Kosova do ta luajë si vendase në garat e saj.
Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh.
Sipas vendimit të Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s (CEDB), FFK-ja është ndëshkuar për katër shkelje të ndryshme gjatë përballjes me Izraelin, e cila përfundoi pa gola, 0:0.
KosovaPress

