Presidentja Shiroka-Pula takoi pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë 2026 nga rreth 40 vende të botës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë (ISF) 2026, të udhëhequr nga Yll Bajraktari, i cili përbëhet nga liderë të rinj dhe përfaqësues nga rreth 40 vende të botës.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se pasuria më e madhe e Kosovës është rinia. Ajo veçoi se Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë dhe se të rinjtë e saj janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja, veçanërisht anglishten, dhe kanë shkathtësi për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

