Mër. Nën 18th, 2026

Moti sot, diell, vranësira e shi

🌦️ E MËRKURË – 18.11.2026

KOSOVË

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.
🌡️ Tmin 4 deri 7°C | Tmax 15 deri 18°C
💨 Era: Juglindje 1-8m/s

 

 

SHQIPËRI 

 

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.Temperatura me e ulet 8 grade ndersa me e larta 23 grade celcius.
🌬 Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s.
🌊 Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu kohë pas kohe. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore herë pas here me intensitet të fuqishëm nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi mbi 80 km/h. Temperatura me e ulet 4 ndersa me e larta 21 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kah fundi i ditës priten reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi i jugut.

Postime të Ngjashme