Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fundit në UEFA Nations League.
Sulmuesi i Stuttgartit U19 nuk do të luajë as sonte ndaj Irlandës.
Duket se Rexhepi nuk e ka marrë ende lejën nga FIFA dhe ai do të shikojë ndeshjen nga tribunat.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Dublin.
Dardanëve u mjafton të shmangin humbjen për ta përfunduar grupin në pozitën e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në “play-off”-in për promovim në Ligën A.
Lista e plotë:
Portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Shaipi.
Mbrojtës: Lindrit Kamberi, Kreshnik Hajrizi, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Bleon Kurtulus.
Mesfushorë: Elvis Rexhbecaj, Milot Rashica, Betim Fazliji, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Milot Avdyli, Leon Avdullahu.
Sulmues: Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Vedat Muriqi.

