Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë në dispozicion një linjë të re të transportit publik drejt Prishtinës.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re do të ketë pesë nisje gjatë ditës nga secili prej këtyre fshatrave, si dhe pesë nisje nga Prishtina.
Postimi i plotë:
LINJË E RE E TRANSPORTIT PUBLIK: GRABOC – LISMIR – PRISHTINË
Banorët e Grabocit dhe Lismirit tashmë kanë në dispozicion linjën e re të autobusit drejt Prishtinës, me udhëtime të rregullta dhe orar të përcaktuar.
Orari i nisjeve:
Nga Graboci: 07:10 | 09:40 | 12:00 | 14:15 | 16:45
Nga Lismiri: 07:30 | 10:00 | 12:20 | 14:35 | 17:05
Nga Prishtina: 08:30 | 10:30 | 13:10 | 15:40 | 18:00
Ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e fshatrave me kryeqytetin.
Më shumë mundësi për lëvizje, më shumë shërbime për qytetarët!

