Mbrojtësi i krahut i Kosovës U21, Leon Parduzi, ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00.
Ai rikujtoi se Kosova U21 është përballur me Luksemburgun edhe para rreth gjashtë muajsh, duke vlerësuar se skuadra është e përgatitur për sfidën e radhës.
“Kam më shumë se një vit këtu dhe tashmë i njoh të gjithë. Sa i përket ndeshjes ndaj Luksemburgut, jemi përballur me ta para rreth gjashtë muajsh. Kjo është pozitive, pasi të gjithë djemtë jemi gati.
“Gashijani, Lleshi dhe unë pothuajse kemi mbetur nga gjenerata e vitit 2006. Të gjithë lojtarët e rinj duhet t’u tregojnë të tjerëve se si luhet këtu te U21-shat dhe të na ndihmojnë në ndeshjen ndaj Luksemburgut”, deklaroi Parduzi./Indeksonline/

