Mar. Nën 17th, 2026

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2007 , sot bëhen 19 vjet

Qytetarët e Kosovës votuan më 17 nëntor 2007, për të preferuarit e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Në zgjedhje garuan 97 subjekte politike përfshirë edhe ato të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ato u monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të drejtë vote kishin 1 567 690 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 628 630 votues ose 40,09%.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës doli parti e parë dhe kryetari i saj Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës, më 9 janar 2008, kur ishte formuar koalicioni qeveritar PDK-LDK.

Qeveria ishte përbërë nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

PDK në këto zgjedhje mori 196 mijë e 207 vota ose 34,3%, LDK 129 mijë e 410 ose 22,6 %, AKR 70 mijë e 165 ose 9,6%, LDD-PSHDK 57 002 ose 10%, AAK 54 mijë e 611 ose 9,6%, Partia ORA 4,1% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1,7%, ndërsa 13 parti minoritare kishin fituar 5,4% të votave.

PDK në këto zgjedhje siguroi 37 ulëse në Kuvendin e Kosovës, LDK 25, AKR 13, LDD-PSHDK 11, AAK 10, KDTP 3, PDAK 3, VAKAT 3, SLS 3, SDSKIM 2, SDA 2 etj.

Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kanë kryer një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatin e vendit – nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë, datë kjo që shënon një nga ditët më me vlerë në historinë e shtetit.

Postime të Ngjashme