Hën. Nën 16th, 2026

UEFA publikon emrat e gjyqtarëve për ndeshjen Irlandë – Kosovë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka bërë publik ekipin e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjen e rëndësishme ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Gjyqtar kryesor i kësaj sfide është caktuar letonezi Edgars Malcevs, i cili në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Martins Svipsts dhe Deniss Sevcenko,.

Rolin e gjyqtarit të katërt do ta kryejë po ashtu një letonez, Aleksandrs Anufrijevs. Ndërkohë, në dhomën e sistemit VAR do të jetë i vendosur polaku Piotr Lasyk, i asistuar nga Andrejs Gluhovs nga Letonia (AVAR).

Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet të martën në Dublin, me fillim nga ora 20:45

Postime të Ngjashme