Hën. Nën 9th, 2026

Ballkani e shkarkon trajnerin

Ballkani e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Sami Sermaxhajn. Vendimi vjen pas krizës së madhe të rezultateve që e ka kapluar skuadrën suharekase. “Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani dhe trajneri Sami Sermaxhaj kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Klubi e falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.

“Samiut i urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij” thuhet në njoftimin e Ballkanit

Postime të Ngjashme