Hën. Nën 9th, 2026

Diar Vokrri i nënshtrohet operimit pas këputjes së ligamentit, Ballkani mbetet pa të për një periudhë.

Futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit në këmbën e djathtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka, përmes një njoftimi, duke konfirmuar se operacioni ka përfunduar me sukses.

Ballkani i ka uruar futbollistit shërim sa më të shpejtë, duke i shprehur mbështetje të plotë gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

“Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!”, thuhet në mesazhin e klubit.

Tashmë, Vokrrin e pret faza e rehabilitimit, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e gjelbër

Postime të Ngjashme