Sport Club Gjilani ka emëruar Genc Sermaxhajn në pozitën e trajnerit të gjeneratës U19.
Sermaxhaj do të ketë përgjegjësinë për zhvillimin dhe avancimin e futbollistëve të rinj, duke punuar në përgatitjen e talenteve që pritet të përbëjnë të ardhmen e klubit kuqebardhë.
Përmes këtij emërimi, Gjilani synon të vazhdojë investimin në zhvillimin e grupmoshave të reja dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për ekipin e parë.
Klubi i ka uruar mirëseardhje Sermaxhajt në familjen kuqebardhë, duke shprehur besimin në profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në detyrën e re.
Trajnerit i janë uruar suksese në aventurën e re në krye të gjeneratës U19

