E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim Adjutantin Gjeneral të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajorin Stephen Osborn, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit, Prattipati e falënderoi Gjeneralmajorin Osborn për udhëheqjen dhe angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e tij në avancimin e Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Kosovës, i cili luan një rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

