Pre. Nën 6th, 2026

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, diskutojnë sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka takuar sot në kampin “Film City” në Prishtinë gjeneralmajor Stephen Osborn, gjeneral adjutant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të diskutuar kontributin e shteteve që kontribuojnë me trupa në mision dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit në Kosovë.

KFOR-i ka theksuar se mbetet garantues i qëndrueshëm i stabilitetit, duke u zotuar të vazhdojë përmbushjen e mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë akterët relevantë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të KFOR-it për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

 

Postime të Ngjashme