Enj. Nën 5th, 2026

Presidenca përgatitet për ndryshimin e parë në pamjen e ambienteve pas ardhjes së Shiroka-Pulës

Ardhja e Justina Shiroka Pulës në krye të shtetit po sjell ndryshime edhe në ambientet e Presidencës.

cKujdes po i kushtohet edhe detajeve të hapësirave të brendshme, me synimin që ato të kenë një pamje më ndryshe.

Në këtë kuadër, edhe holli i Presidencës pritet të marrë një pamje të re, për çka Zyra e Presidentit ka iniciuar furnizimin me perde të reja.

Presidenca ka nënshkruar kontratë për furnizim me perde për hollin e Presidencës, në vlerë prej 985 eurosh, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 2 nëntor 2026, ndërsa tenderët janë hapur një ditë më pas.

Kontrata është nënshkruar më 4 nëntor me operatorin ekonomik N.T.P. “GJINI”. Në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender, i cili është vlerësuar si i përgjegjshëm.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 990 euro, ndërsa kontrata përfundimtare është nënshkruar për 985 euro, me kriterin e çmimit më të ulët.

 

 

perde

Postime të Ngjashme