Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se prokuroria dje i ka mbajt me orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e “Ishullit Urban” projektit që u jep qasje 30 mijë banorëve të “Arbërisë” me qendrën e Prishtinës.
“Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për kryeqytetin. Nëse ju po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre”, shkruan Rama.

