Sonte në Prishtinë u mbajt protesta e radhës kundër femicidit pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sikur edhe gjatë pesë ditëve të kaluara, edhe sot protestuesit nisën marshin e tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit sërish kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn dhe dorëheqjen e ministrave Sveçla e Gërvalla.
Kujtojmë, Komisioni hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është konstituar sot.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t’u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.
Ndërsa, kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt.
Kujtojmë, 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

