Situata është tensionuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin e Policisë për të depërtuar drejt hyrjes së objektit.
E gjithë kjo po ndodh në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndodhen në një konferencë për media.
Protestuesit, të cilët për të tretën ditë radhazi po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, janë afruar te hyrja e Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë”.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ndërsa kërkesat kryesore janë dorëheqja e Gërvallës dhe Sveçlës, si dhe përgjegjësi institucionale për rastin e rëndë.

