Mër. Tet 28th, 2026

Policia arreston nje person në Skenderaj, për posedim te subsancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të detajuar të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike, dy pajisje për bluarjen e substancave narkotike (grinder), si dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./

Postime të Ngjashme