Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në rend dite janë çështje që lidhen me ekonominë, sigurinë, arsimin, mirëqenien sociale, bujqësinë dhe fusha të tjera.
Në orën 10:30, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave
Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
Në mesditë, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të shqyrtojë draft-planin e punës së komisionit funksional.
Po ashtu, në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Ndërsa në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.

