Drita ka fituar “El Clasicon” kosovare.
Ata mposhtën Prishtinën në Kampin Nacional, me rezultat bindës 0-3 duke u rikthyer në formë të madhe.
Kjo është dhe humbja e parë për skuadrën kryeqytetase, që nga emërimi i Orges Shehit si trajner.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Blerim Krasniqi, Liridon Balaj dhe Bouena.
Drita, tani ngjitet në vend të tretë dhe ka 20 pikë, 2 më pak se kundërshtari i sotëm Prishtina në vend të dytë

