Die. Tet 25th, 2026

Votojnë Kamberi dhe Sinani u bëjnë thirrje qytetarëve

Shaip Kamberi ka votuar në vendlindjen e tij në Tërnoc të Preshevës. Kamberi është edhe bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e sotme që po mbahen në Serbi.

Kamberi ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë dhe të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.

“Ne kemi përmbushur pjesën tonë të përgatitjeve për këto zgjedhje, tash e kryva edhe detyrën time qytetare. Ajo që pres nga qytetrët, banorët e Tërnocit por dhe gjithë Luginës së Preshevës duhet të shfrytëzojnë në mënyrë masive të drejtën e tyre për të votuar, Është e drejtë demokratke që askush nuk mund të cenojë. Është obligim moral, edhe kombëtar, edhe politik që të kryejë këtë detyrë dhe të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Kameri.

Mësohet se në Preshevë, deri në orën 10:00 kanë votuar 1090 qytetarë ose 2.5 për qind e popullatës rezidente.

Në mandatin e kaluar, Kamberi ka qenë deputet në Kuvendin e Serbisë./KP

 

 

Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Sinani ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i ka ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.

“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.

Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.

“Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, tha Sinani.

Gjatë ditës së sotme po mbahen zgjedhjet në Serbi, e ku po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Postime të Ngjashme