Një kthesë e papritur është regjistruar në platformën online të parashikimeve Polymarket, ku lista e studentëve në Serbi ka kaluar për paksa në epërsi ndaj listës së presidentit Aleksandar Vuçiq, sa i përket mundësive për fitore në zgjedhjet parlamentare.
Kjo paraqet një ndryshim të madh krahasuar me javët e mëparshme, kur lista e Vuçiqit kishte një epërsi të konsiderueshme.
Në fillim të tetorit, mundësitë e saj për fitore vlerësoheshin rreth 60 deri në 65 për qind, ndërsa ato të listës së studentëve ishin në nivelin 35 deri në 40 për qind.
Në ditët e fundit para zgjedhjeve, vlerësimet për listën e Vuçiqit kishin arritur deri në rreth 70 për qind, por më pas pësuan rënie të ndjeshme.
Në të njëjtën kohë, mundësitë e listës së studentëve u rritën dukshëm, duke e kaluar atë në epërsi minimale

