Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë kanë rikthyer në vëmendje pretendimet e Beogradit ndaj shtetit të pavarur.
“Republika e Kosovës ka Kushtetutën e vet dhe kornizën e vet ligjore që qeveris organizimin e zgjedhjeve dhe ushtrimin e autoritetit publik brenda territorit të saj. Nëse Serbia dëshiron të organizojë zgjedhje në Kosovë duke shkelur, duke cenuar dhe duke poshtëruar shtetin tonë, më vjen keq nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë Konjufca.
Disa ditë më parë një tubim elektoral i ngjashëm, u ndërpre nga Policia e Kosovës në ambientet e Shkollës Teknike, ku ishin mbledhur mbi 200 persona.
Sipas Policisë, në tubim ishin të pranishëm edhe deputetë të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin dhe zyrtarin e kësaj partie, Ivan Zaporozhac, që janë të lidhur direk me ish-presidentin e Serbisë Vuçiq.
Në kuadër të kësaj, analistët dhe profesorët vendorë thonë se Serbia në asnjë formë nuk mund ta ushtrojë autoritetin e saj zgjedhor në territorin e një shteti tjetër. Sovraniteti i Kosovës është çështje e mbyllur.
“Është e kryer tashmë është e vendosur seria s’mund të mbaj zgjedhje në Kosovë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe natyrisht ka mekanizma dhe procedura tjera që si mund të ushtrohet kjo e drejt nga ata të cilët bartin dy shtetësi. Kjo është çështje e kryer dhe etabluar tashmë…”, ka thënë Dorajet Imeri, analist dhe profesor i gjeoplotikës.
Imeri thotë se, pavarësisht mesazheve nacionaliste të fushatës, sovraniteti i Kosovës dhe e drejta e saj për të vendosur mbi organizimin e zgjedhjeve brenda territorit të vet mbeten të panegociueshme../rtk/

