Valon Ramushi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Livoç të Ulët të Gjilanit, njihet edhe si biznesmen në zonën e Anamoravës.
Në këtë ngjarje të rëndë humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci. Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes.
Sipas informacioneve të publikuara, ai ka në pronësi biznesin “Loni Therm”, si dhe një lagje në Makresh.
Dyshimet e para lidhur me motivin e ngjarjes kanë të bëjnë me probleme familjare dhe kërkesën për divorc, por këto rrethana mbeten objekt i hetimeve nga organet kompetente.
Sipas të dhënave të Policisë, Egzon Bogujevci u vra brenda një veture, ndërsa dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe ndaj Nafijes, e cila u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e motivit dhe dokumentimin e rastit.
I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

