Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, ndërsa në momentin e incidentit ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:10 të ditës së djeshme. Pas incidentit, si dy familjaret e tij, ashtu edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”.

