Pre. Tet 2nd, 2026

Sot në Prishtinë mbahet protesta gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Botuar më: 1 Tet 2026 te 08:09

Sot pritet të mbahet një protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta synon të shprehë solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellë mesazhin e qytetarëve lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj tyre.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe është paralajmëruar të nisë në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pritet të marrin pjesë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe nga trojet e tjera shqiptare.

Protesta vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara, të shpallur më 16 shtator, me të cilin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në qytete të tjera, përfshirë Shkupin dhe disa qytete në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe vende të Evropës.

Postime të Ngjashme