Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Me rastin e ardhjes së saj, është paralajmëruar protestë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të organizatorit, aktiviteti do të mbahet sot, 1 tetor, në orën 12:05, në pjesën VIP të aeroportit, ku pritet të arrijë von der Leyen.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe se përmes parullave dhe mesazheve qytetare do të shprehet qëndrimi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Njoftimi i organizatorit:
“Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.
Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
1 tetor 2026
12:05
Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.”

