Pre. Sht 25th, 2026

Moti sot, e premte 25 shtator 2026

Kosovë

🌤️ E premte, 25 shtator 2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 24°C.

💨 Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Shqipëri

🌨️Edhe për ditën e premte vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës. Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 26 grade celcius.

💨Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s
🌊Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti do të jetë i vranët dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, me sasi që mund të kalojnë 30 litra për metër katror. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.Temperatura me e ulet 4 ndersa me e larta 23 grade celcius.

Në Shkup: Moti do të jetë i vranët dhe më i freskët. Gjatë pasdites dhe natës priten reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë me intensitet mesatar, deri në momente edhe të përforcuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.

Postime të Ngjashme