Pre. Sht 25th, 2026

Vazhdojnë ndeshjet e “Nations League”, do të kemi përballje interesante

Mbrëmë ka nisur edicioni i ri i “Nations League”.

Këtë herë benefitet e këtij kompeticioni do të jenë të lidhura me Evropianin e vitit 2028, me skuadrat që kanë paraqitje të mira në bazë të renditjes do të munden të sigurojnë të paktën një vend në play-off.

Mbrëmë e nisi edhe Kosova jonë, e cila mori një fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Irlandës me rezultat 1-0 pas golit të Vedat Muriqit.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohen sonte në ligën A, me Francën që nis rrugëtimin e ri me Zinedine Zidanen ndaj Turqisë si dhe Roberto Mancini do të ketë ndeshjen e tij rikthyese ndaj Belgjikës.

Në ligën B, zhvillohen ndeshjet si Gjeorgji-Irlandë e Veriut, Hungari-Ukrainë, Poloni-Bosnje & Hercegovinë dhe Suedi-Rumani, ndërsa në ligën C zhvillohen ndeshjet Armeni-Letoni dhe Mali i Zi-Qipro.

Ndeshjet zhvillohen në oraret 18:00 dhe 20:45.

Postime të Ngjashme