Gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit.
Kjo është mbledhja e parë e legjislaturës së 11-të, pa zgjedhjeve të 7 qershorit dhe pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
Në njoftimin për media thuhet se mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.
Disa ditë më parë Gjykata Kushtetuse njoftoi se Kuvendi duhet që të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e PDK-së si dhe të votojë për çështjen e presidentit deri më 6 tetor.

