Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej ditës së shtunë. Sot, në orën 17:00 me orën lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Shqipëri, fjalimi do të nisë në orën 23:00.
Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si edhe nga delegacioni zyrtar.
Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së.

