Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon përcjelljen e parashikimeve të motit për ndryshimet eventuale gjatë ditës.
Shqipëri
Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës. Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës në veri e lindje reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara maleve.Temperatura me e ulet 10 ndersa me e larta 30 grae celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s🌊 Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti: I ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, i freskët dhe me erë. Në rajonet malore perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 60 km/h. Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 25 grade celcius.
Në Shkup: Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, i freskët dhe me erë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.

