Mar. Nën 17th, 2026

🌦️ PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË 21-25 SHTATOR 2026

NSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
🌦️ PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË
21–25 shtator 2026

🌤️ E hënë, 21 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 26°C.
💨 Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

🌤️ E martë, 22 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17 deri në 20°C.
💨 Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

🌤️ E mërkurë, 23 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 15 deri në 19°C.
💨 Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.

🌤️ E enjte, 24 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 18 deri në 22°C.
💨 Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

🌤️ E premte, 25 shtator 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 24°C.
💨 Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

🧍‍♀️ Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të përshtatshme për shumicën e njerëzve.
Të martën dhe të mërkurën, për shkak të uljes së temperaturave, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, mund të ndihet freski më e theksuar.
Në mëngjeset e së mërkurës, së enjtes dhe së premtes, temperaturat e ulëta mund të ndikojnë te personat më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
Gjatë ditës, kushtet pritet të jenë kryesisht të këndshme dhe pa ngarkesa të theksuara biometeorologjike.

Postime të Ngjashme